PO SHKOJMË DREJT ZGJEDHJEVE

PUBLIKUAR

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka shprehur rezerva për vazhdimin e seancës konstituive. Ajo ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja..

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka shprehur rezerva për vazhdimin e seancës konstituive. Ajo ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, duke shtuar se ka mundësi që thirrja për zgjedhje të reja të ndodhë ende pa u vazhduar seanca konstituive.

“Nuk jam optimiste se seanca nuk do të marrë kahjen që e kishte në seancën e parë, dhe kjo më shkakton një brengë të madhe. Tanimë rruga është e hapur për zgjedhje të reja. Ka shumë mundësi për t””u thirrë edhe tani para se të fillojë vazhdimi i seancës, të thirret për zgjedhje të reja,” ka thënë Brovina.

Brovina ka nxjerrë këtë konkluzion pasi që konsideron se deputetët e kanë shkelur betimin e tyre, në momentin që e kanë zgjedhur për kryetar Isa Mustafën, zgjedhje kjo që sipas saj nuk ka qenë kushtetuese. Ajo mendimin e saj e mbështetë edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo një pjesë të madhe të fajit për situatën politike në vend ua ka lënë mediave dhe analistëve të cilët sipas saj nuk kanë bërë analiza dhe informim të mirëfilltë, dhe që sipas saj kanë shkaktuar dilema në opinion.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...