Trump sërish lavdëron Putinin

PUBLIKUAR

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump edhe njëherë ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka deklaruar se ai është lider më i mirë se presidenti amerikan, Barack Obama.

Putin “është shumë lider”, ka thënë Trump, gjatë një forumi presidencial në televizionin NBC.

Putin “ka kontroll të fortë mbi shtetin e tij”, ka thënë Trump.

“Është një sistem ndryshe dhe mua nuk më pëlqen një sistem i tillë. Por sigurisht, në atë sistem, ai është lider, më shumë lider se sa presidenti ynë ”, ka shtuar Trump.

I pyetur se nëse ai do të përmirësonte marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Rusisë, nëse ai zgjidhet president, Trump ka thënë se “unë do të kem një marrëdhënie shumë të mirë me Puntinin dhe mendoj se do të kemi një marrëdhënie shumë shumë të mirë me Rusinë”, transmeton Rel.

Kandidati republikan, tha se Moska dëshiron që ta shkatërrojë Shtetin Islamik aq sa do edhe Uashingtoni dhe ka përsëritur qëllimin e tij, për të bashkëpunuar me Rusinë, për të mposhtur grupin militant në Siri dhe Irak.

Trump është kritikuar shpesh se lavdëron Putinin dhe liderë të tjerë.

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...

Vdes Flora Brovina

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete...

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...