Grabovci paralajmëron zhvillime të reja

PUBLIKUAR

grabovci-paralajm-euml-ron-zhvillime-t-euml-reja_hd

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, vazhdon të mbetet enigmë nëse PDK-ja do t’ia dalë të sigurojë numrat për të zgjedhur kryeparlamentarin nga radhët e saj e më pastaj edhe të fitojë mandatin për krijimin e qeverisë. Pavarësisht faktit se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të lëshojnë pe dhe se ata do të krijojnë institucionet, në PDK janë optimistë se deri të premten, kur mbahet seanca e Kuvendit, gjërat do të ndryshojnë në favor të tyre.

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë lajme të reja”, por pa bërë të ditur asgjë konkrete. Në anën tjetër, nënkryetari tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar në media se “presim të votohet Kryeparlamentari i PDK-së ashtu siç parashihet në Kushtetutë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. “Mirëpo, deri më tash s’kemi biseduar me asnjë parti politike pasi dihet pozicioni i tyre bllokues edhe ndaj formimit të institucioneve. Si fituese, PDK është e gatshme edhe për zgjedhje të reja”, ka thënë Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Kryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë së PDK-së, Flora Brovina, tha se seanca e 12 shtatorit do të jetë e vështirë. Ndryshe, pas takimit të sotëm (të hënës) ndërmjet liderëve të partive të Bllokut, LDK-AAK-NISMA, është bërë e ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka thënë se nëse do të arrihej një marrëveshje me VV-në do të ishte marrëveshje parimesh dhe jo ndonjë marrëveshje e plotësimit të kushteve të njërës ose tjetrës palë. “Nuk kemi kushte nga Vetëvendosja. Ne kemi diskutuar për parime dhe deri tani i kemi përafruar qëndrimet për të cilat po punohet që të shkohet edhe më tutje”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...