Mustafa: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, akt i rëndësishëm historik

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka përkujtuar 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Mustafa theksoi se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, është datë e rëndësishme në historinë e përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ai me ketë rast, ka shprehur konsideratat më të larta për deputetët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, të cilët me sakrifica të mëdha u mblodhën në Kaçanik për të realizuar këtë akt të rëndësishëm historik.

“Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, ndër të tjera, fuqizoi legjitimitetin, vendosmërinë dhe përpjekjet e gjithanshme të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e...

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke...

Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e...