Këta janë anëtarët e ekipit për formimin e Asociacionit

PUBLIKUAR

Klan Kosova ka siguruar emrat e anëtarëve të grupit menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ky ekip përbëhet nga Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq, Vinka Radosavljeviq, dhe Svetislav Durleviq.

Këta të fundit  do të punojnë rreth këtij procesi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në krye të së cilës është ministri serb, Ljubomir Mariq, OSBE-në si dhe institucione të tjera.

Ditë më parë, Mariq kishte bërë të ditur lajmin për emërimin e anëtarëve të rinj të ekipit i cili do të punojë në formimin e AKS-së, por nuk kishte dhënë detaje se kush do të jetë në përbërje të tij, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e këtij Asociacioni është arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit të shkuar./klankosova/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e...

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke...

Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e...