Koci: Kosova është para vdekjes klinike, fajtor për këtë janë partitë politike dhe liderët

PUBLIKUAR

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se Kosova është jofunksionale e kjo për shkak të situatës politike në vend.

Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është para vdekjes klinike dhe se kjo gjë nuk ka dyshim.

Ai ka shtuar se liderët politikë ja kanë arritur qëllimit të tyre, duke theksuar se tashmë jemi të përçarë.

Postimi i plotë:

“Kosova është jofunksionale!
Kosova është para vdekjēs klinike!! Nuk ka dyshim.
Nuk ka konsensus politik për asgjē! Madje edhe për çështjet më madhore kombëtare.
Në këtë situatë kemi ardhur për shkak se çdo gjë është politizuar.
Liderët politik, me vite të tëra e kanë kultivuar ndarjen: partiake, regjionale, kombëtare, fetare dhe çdo lloj ndarje tjetër.
Ja kanë arritur. Jemi të përçarë!
Partitë politike dhe liderët e tyre e kanë fajin kryesor për këtë situatë
Madje, sa më e madhë partia, përgjegjësia është më e madhe!” (sic.)

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...