Iniesta: Guardiola do të ketë sukses te City

PUBLIKUAR

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk ka asnjë dyshim se Pep Guardiola do të rezultojë i suksesshëm te Manchester City.

Strategu spanjoll e ka nisur në mënyrën më të mirë punën në Ligën Premier duke i fituar tri ndeshjet e para.

Lojtari që dikur shkëlqeu nën urdhrat e tij (gjatë viteve 2008-2012) pohon se ish-trajneri i Blaugranëve ka aftësi të adaptohet në të çdo ligë.

“Pep di si të përshtatet dhe jam i sigurt se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Angli”.

“Ai po ashtu ka marrë në staf njerëz, si Mikel Arteta, të cilët do t’i ndihmojnë në atë proces, të cilët e njohin ligën”, ka deklaruar Iniesta për The Guardian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...