Kundër Demarkacionit, s’u interesojnë vizat

PUBLIKUAR

Opozita kosovare është e vendosur që të mos lëshojë pe për Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, pavarësisht se pa këtë të fundit definitivisht nuk do të fillojë negocimi i heqjes së vizave për Kosovën.

Komisioni për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian të hënën ka miratuar raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk e ka dhënë mandatin për negocim të heqjes së vizave për vendin pa ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës insiston që këtë marrëveshje do ta rikthejë në Kuvend, ndonëse në seancën e 1 shtatorit nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të listës “Srpska”, me ç’rast u detyrua ta heqë demarkacionin nga rendi i ditës, shkruan “Zëri”.

“Gjithsesi se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend jo vetëm pse kjo është një nga kushtet për liberalizimin e vizave, por edhe pse kjo çështje është e ndërlidhur jetësisht me shtetndërtimin si proces, me normalizimin e raporteve tona me fqinjët, si edhe me integrimet evropiane”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu.

SHIKO MË SHUMË

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka frikë se ndërkombëtarët...

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e...

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke...