Molliqaj e quan hakmarrje bastisjen e shtëpisë së tij në Beleg

PUBLIKUAR

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me bastisjen që i është bërë sot shtëpisë së tij në Beleg të Deçanit.

Ai thotë se kjo është hakmarrje dhe presion për t’ia mbyllur gojën për siç ka thënë ai “demaskimet që ka bërë për rrjetin Polici-media-pushtet.

Reagimi i Molliqajt për bastisjen e shtëpisë së tij:

Klani “Pronto” sot ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së prindërve të mi. Kjo bastisje ka ardhur si hakmarrje e drejtpërdrejtë dhe presion që të ma mbyllin gojën, meqë ditët e fundit në disa konferenca për shtyp e emisione unë e kam demaskuar dhe e kam denoncuar rrjetin polici-media-pushtet-pronto.

Por policia edhe pse ka bastisur e ka shqetësuar familjarët e mi në fshatin Beleg të Deçanit, nuk ka gjetur asgjë.

Me bastisjet e brutalitetin policor pushteti kërkon të na ndalë, sepse ne ia kemi ndalur “Demarkacionin” dhe “Zajednicën”. Por nuk do të më ndalin as mua, as Lëvizjen dhe as qytetarët.

Ne do t’i demaskojmë deri në fund, do t’i largojmë kriminelët prej pushtetit, dhe do t’i ballafaqojmë ata me drejtësinë.

Jo me drejtësinë e kapur dhe kontrolluar nga “Pronto”, por me një drejtësi të pavarur, me integritet dhe me profesionalizëm, që do t’i çojë në burgje pushtetarët që e kanë terrorizuar dhe e kanë vjedhur popullin tonë që 17 vite. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...