Kleriku i rëndësishëm i Arabisë Saudite: Iranianët nuk janë myslimanë

PUBLIKUAR

Kleriku i rëndësishëm i Arabisë Saudite, myftiu Abdulaziz Al Sheik, ka thënë se iranianët nuk janë myslimanë, vetëm një ditë pasi që lideri suprem i Iranit tha se sauditët vranë pelegrinët myslimanë të cilët ishin lënduar gjatë përplasjes së vitit të kaluar në pelegrinazhin e haxhit.

 

Myftiu Abdulaziz Al Sheik është cituar sot nga gazeta “Makkah” të këtë thënë se akuzat e bëra nga Khamenei nuk janë befasi sepse iranianët janë pasardhës të zoroastrianëve dhe si rrjedhojë nuk janë myslimanë, përcjell Express.

Ai thotë se armiqësia e tyre ndaj Islamit, veçanërisht ndaj sektit suni, është shumë e vjetër.

Shumica e iranianëve janë myslimanë shiit, ndërsa shumica e myslimanëve në Arabi Saudite./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...