Haxhiu, policisë: Mjerë për ju, në çfarë gjendje keni ardhur!

PUBLIKUAR

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se policia edhe në 17 vjetorin e tyre po i tregojnë “aftësitë” tek familjet dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Eh sikur policia ta shfrytëzonte gjithë këtë zell kundër bandave të krimit dhe mafisë politike!
Jam e bindur që as nuk do të ishim udhëhequr nga milionerët kriminel e as Kosova nuk do të rrezikohej nga projektet e dëmshme të këtyre matrapazëve!
Edhe në 17 vjetorin e tyre po i tregojnë “aftësitë” tek familjet dhe aktivistët e Lëvizjes që po bëjnë çmos për të shpëtuar atë që ka mbetur dhe JO tek bandat e krimit, as tek mafia politike dhe njerezit e lidhur me ta dhe as tek strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë!
Mjerë për ju, në çfarë gjendje keni ardh! Në vend se të dilni në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetit, ju po dilni në mbrojtje te regjimit kriminal!” (

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...