Rasti Kumanova, familjarët apelojnë për drejtësi

PUBLIKUAR

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës nuk janë keqtrajtuar në burg gjatë periudhës sa nuk është zhvilluar procesi gjyqësor kundër tyre. Pas vizitës në burg, bashkëshortja e Besnik Ajdinit, ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është maltretuar gjatë periudhës sa nuk është transponuar drejt gjykatës.

 

“Deri sot nuk e kanë torturuar. Mirë është me shëndet vetëm fakti që është mbyllur. Të rri mbyllur një njeri i pafajshëm, është shumë rëndë. Atë e akuzojnë se kinse i kanë gjetur një armë në kolibe. Derisa kemi qenë ne aty nuk ka pasur asgjë, kurse kur kemi dalë, ushtria ka qenë në oborrin tonë. Ata vetë e kanë harruar dhe mendojnë që është e Besnikut, nuk është e Besnikut. Ai është një punëtor i thjeshtë”, tha bashkëshortja e Besnikut, Luljeta Ajdini.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe avokatët që i kanë vizituar klientët e tyre në burg. Naser Raufi i cili mbron 12 të akuzuar nga procesi i Kumanovës thotë se nuk ka pasur ankesa nga klientët e tij.

“12 të akuzuarit gjendjen e kanë të mirë shëndetësore, këto informata i kam nga familjarët që kanë qenë në vizita , e kam fjalën për burgun e Manastirit dhe Prilepit ku gjendja ishte më delikate se burgu i Shkupit dhe me këta pritet të shihem me gjashtin dhe nga rasti Sevdail Miftarit nuk ka pasur ankesa”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Seanca e radhës pritet që të mbahet gjatë ditës së nesërme, ndërsa ditë me parë zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu premtoi se maltretimi i të akuzuarve gjatë transportit do të ndërpritet./Alsat/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...