Transporti falas nuk është falas për nxënësit në Tetovë

PUBLIKUAR

Komuna e Tetovës dhe kompanitë private ende nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për transportin falas të nxënësve, të këtij qyteti, edhe pse viti shkollor tashmë ka filluar, njofton Alsat M.

 

Për shkak të problemeve mes burokracisë komunale dhe transportuesve privatë, nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës vazhdojnë të paguajnë vetë transportin, ndërsa një pjesë e tyre, edhe të mbeten jashtë procesit edukativo arsimor, për shkak të pamundësisë për ta paguar rrugën.

Përfaqësuesi për Arsim në Komunën e Tetovës Ahmed Qazimi, nuk ka pranuar që të prononcohet para kamerave por përmes telefonit është shprehur optimist se marrëveshja do arrihet së shpejti. Megjithatë, ai nuk ka treguar se, a do të dëmshpërblehen nxënësit që aktualisht paguajnë rrugën nga xhepat e tyre.

Por këto pohime të tij i hedhin poshtë transportuesit. Ata përmes telefonit shprehen se ende asnjë kontratë nuk është lidhur. Madje, ata kanë kanë paralajmëruar se prej nesër do të ‐llojnë të ankohen zyrtarisht në institucionet përkatëse për borxhin që ka ndaj tyre komuna.

“Nuk është aspak e vërtetë se ne kemi arrit marrëveshje apo jemi afër ndonjë marrëveshjeje. Askush aspak nuk na ka kontaktuar nga Komuna e Tetovës. Ne do bëjmë ankesë sepse as borxhi na kthehet e as kontratat lidhen. Deri më sot kemi vetëm vendimin për prishje të kontratave që na ka ardhur vetëm një ditë para fillimit të vitit shkollor”, thonë transportuesit e regjionit Tetovë-Jazhincë dhe Tetovë Tenovë.

Derisa vijojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve komunale dhe transportuesve, ata që më shumë shumti dëmtohen janë nxënësit të cilët deklarojnë se nuk përjashtojnë mundësinë për të bojkotuar mësimet nëse problemi nuk zgjidhet së shpejti./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...