Interesim tejet i vogël për blerjen e drunjve për ngrohje

PUBLIKUAR

Mungesa e drurit për ngrohje mund të ndikojë në rritjen e çmimit të kësaj lënde djegëse paralajmërojnë nga depot private, njofton Alsat-M. Aktualisht një metër kub dru në depot private kushton prej 3100 deri më 3600 denarë varësisht prej llojit të drurit. Por, në muajt në vijim për shkak të mungesës së sasive, pritet rritja e çmimit. Nga depot e drurit theksojnë se pavarësisht se çmimet këtë vit janë më të lira, interesi i qytetarëve ka rënë në mënyrë drastike në krahasim me vitin e kaluar.

Alsat M tentoi të kontaktojë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike, Pyjet e Maqedonisë, Zharko Karaxhovski për t’u përgjigjur nëse ka sasi të mjaftueshme të druve për ngrohje, a do të dërgohen në kohë drutë që qytetarët i kanë paguar dhe a do të ketë subvencione për familjet e rrezikuara, por nuk morëm përgjigje. Sipas informatave të fundit nga Pyjet e Maqedonisë, druri i ahut në depot e tyre pa llogaritur transportin kushton 2370 denarë, ndërsa druri i dushkut 2450 denarë. Risi këtë vit është se Pyjet e Maqedonisë nuk lëshojnë dru në shitje nëse qytetarët nuk kanë lidhur paraprakisht kontrata me ndërmarrjen, por këtë do mund ta bëjnë vetëm në depot private. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...