Akuza të reja kundër Hillary Clinton për bashkëpunimin me rusët

PUBLIKUAR

Gazeta amerikane “American New” akuzon Hillary Clinton që ka rrezikuar sigurinë e vendit në kohën kur ajo ndihmoi që aksionet e kompanisë “Uranium 1” të kalojnë në duart e Rusisë. Fondi Clinton thuhet se nga kjo marrëveshje mori dhjetëra miliona dollarë.

“Rosatom”, filiali i së cilës gjendet në Armz ka blerë gradualisht aksionet e firmës kanadeze “Uranium 1” nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe kështu erdhi në posedim të minierave që u përhapen nga Azia Qendrore deri në perëndimin amerikan, transmeton Telegrafi.

Falë këtij transaksioni, “Rosatom” është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të uraniumit në botë.

“Uranium 1” ka biznese në Wyoming, Texas dhe Utah dhe është në vendin e katërt në botë për prodhimin e uraniumit.

Gjatë viteve të marrëveshjes Rusia ka marrë një total prej rreth 12 miliardë dollarë. Rusia është tani një nga udhëheqësit në eksportin e teknologjisë bërthamore- ku madhësia e tregut është vlerësuar në 500 miliardë dollarë.

“Rosatom” për dhjetë vitet e fundit ka kontrata të nënshkruara me vlerë mbi 110 miliardë dollarë, dhe është në fazën e zgjerimit në Evropë.

SHIKO MË SHUMË

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke...

Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e...

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në

Mandatari pë formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, foli për aktgjykimin e Gjykatës...