Ku qëndron e ardhmja e Messit, nuk është te Barca

PUBLIKUAR

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se dëshiron të luajë për klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys, para se ta mbyllë karrierën si futbollist.

Si 13 vjeçar, ai u largua nga klubi argjentinas për t’u bërë pastaj një nga futbollistët më të mirë në histori.

29-vjeçari në të kaluarën ka shprehur dëshirë që ta përfundojë karrierën në Kataluni, por duket se tash ka vendosur për Newell’s.

“Do të doja të kthehem. Është diçka për të cilën kam menduar, sepse ishte ëndrra ime fëmijërore. Padyshim se jeta ime ndryshoi dhe shkoi në një drejtim tjetër, por nuk pendohem”.

“Dua të luaj në futbollin argjentinas dhe për Newell’s, ku u rrita”, ka theksuar Messi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...