Qeveria -Zyra e Kryeministrit
REGJISTRIMI I BUJQËSISË – POPIS POLJOPRIVREDE – AGRICULTURE CENSUS
Duke u bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 04/L-253 për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Ligjit Nr.04/L-36 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, Regjistrimi i Bujqësisë do të realizohet sipas metodës tradicionale (derë më derë). Regjistrimi do të bëhet në të gjitha ekonomitë familjare në vendbanimet rurale dhe në vendbanimet urbane në ato ekonomi familjare të cilat gjatë Regjistrimit të popullsisë 2011 janë deklaruar se janë ekonomi familjare bujqësore. Andaj Agjencia e Statistikave të Kosovës shpallë:
K O N K U R S
Për realizimin e Regjistrimit të Bujqësisë 2014, për pozitën:
Titulli: REGJISTRUES
Numri i referencës : RB-01
Numri i pozitave sipas Komunave të Republikës së Kosovës:
Komuna e Prishtinës: Aktiv 151 pozita (149 shqiptar, 1 serb, 1turk). Rezervë 13 pozita (13 shqiptar)
Komuna e Gllogocit: Aktiv 112 pozita ( 112 shqiptar). Rezerve 10 pozita (10 shqiptarë)
Komuna e Fushë Kosovës: Aktiv 42 pozita (41 shqiptar, 1 serb). Rezervë 4 pozita(4 shqiptar)
Komuna e Lipjanit: Aktiv 106 pozita (102 shqiptar, 2 serb,1 turk dhe 1 kroat). Rezervë 9 pozita (9 shqiptar)
Komuna e Novobërdës: Aktiv 24 pozita (7 shqiptar, 17 serb). Rezervë 4 pozita(1shqiptarë, 3 serb)
Komuna e Obiliqit: Aktiv 42 pozita (38 shqiptar, 3 serb, 1 rom). Rezervë 4 pozita (3 shqiptarë, 1 serb)
Komuna e Podujevës: Aktiv150 pozita (150 shqiptar). Rezervë 13 pozita (13 shqiptar)
Komuna e Graçanicës: Aktiv 50 pozita (7 shqiptarë, 43 serb). Rezervë 5 pozita(1shqiptarë, 4 serb)
(Konkursin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)


