Imami nga Drenica mendon se Nëna Terezë nuk duhet të respektohet

PUBLIKUAR

Imami i xhamisë në Drenas, Mulla Osmani, mbështet idenë që Nëna Terezë nuk duhet të respektohet, dhe këtë mund ta shohim në një postim që e ka në profilin zyrtar të Facebook. Imami Osman ka shpërndarë statusin e një qytetari ku ndër të tjera në atë shkrim theksohej se Nëna Tereza qëlloi të ishte me kombësi shqiptare por kjo është krejt aksidentale.

Në shkrim thuhet se Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut

Ja postimi i qytetarit që ka shpërndarë Imami nga Drenica

“Nënë Tereza: shenjtore e kapitalizmit dhe opium për shqiptarët.

Një nga arsyet pse Nënë Tereza u bë kaq e famshme është pikërisht sepse ajo legjitimoi aventurat kapitaliste që e ndanë botën në dy taborre: në të varfër dhe të pasur. Nënë Tereza shfrytëzoi fenë për ta arsyetuar dhe justifikuar këtë ndarje. Ajo kërkoi nga të varfërit jo vetëm që ta pranonin varfërinë por edhe ta donin atë sepse Zoti, sipas saj, i do më shumë të varfërit. Kështu ajo legjitimoi dhunën, shtypjen dhe barbarizmin e kapitalizmit që i detyroi këta njerëz të jetojnë në varfëri të skajshme. Natyrisht që të pasurit do ta duan, do ta shpërblejnë me çmime dhe para e do ta bëjnë shenjtore. Nënë Tereza ama duhet të shpallet shenjtore e kapitalizmit, jo e krishterimit sepse Krishti nuk qëndroi duarkryq, nuk e pranoi dhunën e perandorisë romake në heshtje, nuk u dekorua me çmimet më të larta të perandorisë por u kryqëzua, u trajtua si kriminel, si rebel dhe si armik i sistemit perandorak. Se çfarë e bashkon Nënë Terezën me Krishtin mbetet mister për mua. Krishti luftoi për të varfërit, Nënë Tereza për të pasurit; Krishti luftoi për drejtësi dhe barazi, Nënë Tereza për pabarazi dhe për mbulimin e padrejtësive. Jo! Nënë Tereza nuk është shenjtore e Krishtit por e shkeljes mbi të, mbi trashëgiminë e tij të luftës për barazi dhe liri. T’i kërkosh njeriut ta dojë varfërinë është njëlloj sikur t’i kërkosh të dojë pushtimin, dhunën dhe shtypjen sepse varfëria është të gjitha këto. Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut. Qëlloi të ishte me kombësi shqiptare por kjo është krejt aksidentale. Ajo i shërbeu një ideologjie që nuk mund të respektohet nga njerëzit që e duan veten.”

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...