E tmerrshme: Shkupjania përplas fëmijën 19-muajsh në tokë pasi grindet me vjehrën

PUBLIKUAR

Paraburgim prej 30 ditëve ka marrë shkupjania 30-vjeçare A.H për vepër të kryer penale “neglizhencë dhe maltretim të fëmijës adoleshent”.

 

Nëna, duke u grindur me vjehrën, i ka shkaktuar lëndime fëmijës së vet 19-muajshe duke e qëlluar në trup dhe kokë, ndërsa në një çast e ka ngritur lart në ajër dhe e ka përplasur për toke.

Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht të vitit 2016 në orën 18 në rr . “Aminta i Tretë” në Shkup.

Një kalimtar rasti e ka denoncuar rastin në SPB Shkup, pas çka menjëherë ka intervenuar policia. Gjithashtu është alarmuar edhe ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar fëmijën në Klinikën e fëmijëve, e më vonë është transferuar në Neurokirurgji, ku është konstatuar tronditje të trurit.

A.H është arrestuar në stacionin policor ku i ka sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale. SPB Shkup për rastin e ka njoftuar edhe Qendrën ndërkomunale të punës sociale të qytetit të Shkupit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...