Lila: Ndaj Maqedonisë, si në Evropian

PUBLIKUAR

Petku i kuqezinjve ka ndryshuar pas paraqitjes në Europianin e Francës dhe tashmë në sytë e futbollit botëror shihemi ndryshe, si një skuadër për tu mundur.

Për këtë arsye sfida me Maqedoninë merr një vlerësim të jashtëzakonshëm, pasi është një kundërshtar më inferior në letër dhe mbi të gjitha sfida hapëse e eliminatorëve.

Për Andi Lilën Shqipëria duhet të vazhdojë me të njëjtën përkushtim dhe paraqitje që bëri në ndeshjet e Euro 2016.

“Shpresoj që të bëjmë një ndeshje, një performancë ashtu si e lamë në Francë, pasi jemi në nivel më të lartë. Kam shumë besim se do të dalim mirë këtë ndeshje dhe të ardhmet. Duhet të luajmë me këmbë në tokë dhe kemi treguar se nëse jemi të bashkuar mund të dalim sa më mirë në këtë ndeshje”, shprehet Andi Lila për Supersport.

Dueli me fqinjët konsiderohet gjithmonë si i veçantë, një derbi që përjetohet ndryshe në fushë dhe jashtë saj. Por ndryshimi në përjetimin e ndeshjeve vihet re menjëherë pasi si Andi Lila sheh përtej këtij 90 minutëshi, duke treguar se rritja e skuadrës kombëtare nuk është një rastësi.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...