Presidenti që “vdes” dhe “ringjallet”!

PUBLIKUAR

Drejton Zimbabvenë prej vitesh, por nuk bën pjesë tek udhëheqësit e preferuar nga vendet Perëndimore, që e kanë kritikuar shpesh për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Por në moshën 92-vjeçare, Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe jo vetëm që vazhdon të Qeverisë, por nuk i ka humbur as humori.

Javët e fundit qarkulluan zëra se ai ishte sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, madje disa prej këtyre zërave, duke u nisur nga mungesa e gjatë e shfaqjes së tij në publik, thoshin se ai kishte vdekur.

Mugabe u shfaq dhe jo vetëm që u shfaq, por edhe me humor të mirë.

“Po është e vërtetë. Vdiqa dhe u ringjalla sërish, siç bëj gjithmonë dhe bëhem më i vërtetë se kurrë kur vij në vendin tim”, iu përgjigj ai zërave që flisnin për vdekjen e tij, përcjell TCH.

Raportohet se Presidenti i njërit prej vendeve më të varfra në botë ishte i shtruar në një spital në Dubai gjatë kësaj periudhe, ndërsa më herët bashkëshortja e tij iu përgjigj akoma më ashpër zërave se ai kishte vdekur.

“Robert do të qeverisë këtë vend edhe nga varri”, tha Grace Mugabe.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...