Ndërpriten punimet për hekurudhën në Manastir që lidh Maqedoninë me Greqinë

PUBLIKUAR

Është ndërprerë ndërtimi i hekurudhës nga Manastiri drejt kufirit Maqedoni – Greqi, projekt ky i financuar nga IPA fondet e BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të puënsuarit e firmave vendore kanë protestuar, të revoltuar që konzorciumi i zgjedhur me tender publik, nuk u ka paguar asnjë denarë për punën e bërë, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Borxhi ndaj tyre është rreth 1 milion euro, kurse punimet janë ndërprerë pasi që nuk është plotësuar premtimi i firmës, për t’ua dhënë paratë, më së voni deri më 28 gusht.

Bartës i projektit është Ministria për transport dhe lidhje, kurse janë miratuar rreth 20 milion euro nga IPA fodet e BE-së. Punimet kanë filluar më 15 janar, kurse duhej të përfundojnë para një muaj. Projekti zbatohet nga tre firma bullgare dhe një firmë maqedonase

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...