Ozil tregon afeksionin e tij pas fanellës me numër 10

PUBLIKUAR

Mesut Ozil kohëve së fundmi mori fanellën me numër 10 për Kombëtaren e Gjermaninë pas daljes në pension ndërkombëtar të Lukas Podolskit  dhe tani me Wilshere që u huazua për sezonin 2016-17 në Bournemouth, gjermani është i bindur të veshë fanellën me të njëjtin numër në Emirates Stadium.

Mesfushori 27-vjeçar ka folur në lidhje me afeksionin e tij ndaj fanellës me numër 10-të, pasi e ka kërkuar te kombëtarja gjermane dhe skuadra e Arsenalit, për arsye se mendon që numri do të thotë shumë, kur dihet që e kanë mbajtur shumë legjenda.

“Për mua, numri do të thotë shumë. Ai është numri im i preferuar. Legjendat e futbollit si Zinedine Zidane, Diego Maradona dhe Pele e kanë pasur këtë numër. Unë jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Ozil në lidhje me numrin e tij të ri te  Gjermania, transmeton Telegrafi.

“Kam kërkuar që të kem numrin disa vjet më parë, por kështu bëri Lukas Podolski dhe ai kishte luajtur më shumë ndeshje se unë. Tani unë mund të kem qasje!. Natyrisht se kam dhënë edhe më parë një sinjal. Numri është i drejtë për mua dhe pozicionin tim si ‘playmaker’.

Kur u pyet nëse ai dëshiron numrin e fanellës së Wilshere, Ozil u përgjigj: “Po, ai është bërë i lirë dhe unë patjetër e dua atë”. /Telegrafi/

ozil

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...