Konfirmohet: Presidenti uzbek ka vdekur

PUBLIKUAR

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, ka vdekur në moshën 78-vjeçare, konfirmoi televizioni shtetëror i këtij vendi.

Karimov ka sunduar Uzbekistanin me dorë të hekurt për një çerek shekulli.

Ai është shtruar në spital qysh javën e kaluar, për shkak të hemorragjisë në tru.

Për disa ditë ka pasur spekulime se ai ka vdekur, por konfirmimi zyrtar është bërë vetëm të premten.

Karimov do të varroset në vendlindjen Samarkand më 3 shtator.

Aktivistët thonë se Karimov ka shtypur vazhdimisht disidentët politikë, ka urdhëruar punë të detyrueshme në fushat e pambukut të Uzbekistanit dhe ka lejuar përdorimin e torturës nga forcat e sundimit të ligjit. /rel/

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...