Turqia ka shkarkuar mbi 40,000 shërbyes civilë

PUBLIKUAR

Qeveria e Turqisë njoftoi të premten se afro 43,000 veta janë dëbuar nga puna në institucionet publike, për shkak të lidhjeve të dyshuara me “organizatat terroriste që rrezikojnë sigurinë kombëtare”.

Lista e emrave dhe e pozitave, e publikuar nga gazeta zyrtare e qeverisë, tregon për spastrimin e gjerë që ka ndërmarrë Turqia që nga përpjekja për grushtshtet më 15 korrik.

Qeveria fajëson klerikun fetar, Fethullah Gulen, për komplotin. Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, mohon përfshirjen.

Numri më i madh i të shkarkuarve, përkatësisht 28,163, është në Ministrinë e Arsimit Kombëtar, përcjell rel.

Që nga kaosi i 15 korrikut, i cili ka lënë mbi 270 veta të vrarë, autoritetet turke po ashtu kanë arrestuar mijëra njerëz, duke përfshirë ushtarë, policë, gjyqtarë dhe gazetarë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...