Dikush lutet që Ibra ta fitojë Ligën Premier

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic është njeriu më i ëmbël që mund ta takosh – deklaron ish lojtari i Arsenalit, Anders Limpar, i cili shpreson që ai ta fitojë Ligën Premier me Manchester Unitedin.

I njohur me nofkën ‘super-suedezi’, 50 vjeçari Limpar ka luajtur për katër sezone të Topçinjtë në vitet e nëntëdhjeta, ku e fitoi titullin, ndërsa më pas kaloi te Evertoni për ta fituar Kupën FA.

“Zlatani është padyshim super-suedezi i ditëve të sotme. Unë i lutem Zotit që ai ta fitojë Ligën Premier”.

“Nuk ka shumë lojtarë që kanë fituar në Spanjë, Itali, Angli dhe në vendet tjera”, ka deklaruar Limpar për The Guardian.

“E kam takuar dy herë dhe ai është njeriu më i ëmbël që mund ta takosh”, është shprehur më tej ish-futbollisti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...