Brenda spitaleve të braktisura, ku asgjë nuk është prekur për dekada të tëra (Foto)

PUBLIKUAR

Eksploruesi urban Florian Seidel, ka bërë fotografitë e disa spitaleve në Japoni, që për dekada të tëra kanë mbetur të paprekura – sepse në to nuk ka hyrë njeri.

Korridore të zbrazura, salla operacioni të boshatisura, mure të zhveshura nga tapetat, shishe dhe instrumentet medicionale të shpërndara gjithandej, janë gjërat e para që bien në sy te këto imazhe, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhen të ditura arsyet pse këto spitale janë braktisur dhe pse askush nuk i ka përdorur për një kohë kaq të gjatë.

Dosje të pacientëve të hedhura në dysheme, së bashku me një numër të madh barnash nëpër qese të madhësive të ndryshme, janë ato që kanë mbetur nëpër këto dhoma.

Në shtretërit me rrota nuk ka ndonjë pacient, kurse pishina që shërbente për ushtrime fizike ka mbetur e zbrazur dhe e mbuluar me pluhur. Ndryshku ka mbuluar shumicën e pjesëve metalike, kurse në pjesët e mureve me lagështi ka zënë myku.

Për gjashtë vite me radhë, fotografi dhe eksploruesi gjerman ka udhëtuar në mbarë Japoninë, për të kapur këto pamje të rralla të shtëpive të shëndetit. /Telegrafi/

Brenda spitaleve të braktisura ku asgje nuk eshte prekur per dekada te tera foto 2

Brenda spitaleve të braktisura ku asgje nuk eshte prekur per dekada te tera foto 3

Brenda spitaleve të braktisura ku asgje nuk eshte prekur per dekada te tera foto 4

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...