Hashim Thaçi mori pjesë në vjeljen e disa kalaveshëve rrush dhe padyshim cakërroi gotat me disa prej të pranishmëve, transmeton Koha.net.
Ai në llogarinë e tij në Facebook tha se Rahoveci është Toskana e Kosovës.
“Në HardhFest, bashkë me qytetarët bujarë dhe punëtorë të Rahovecit e hapëm festën e vjeljes së rrushit. Kjo festë tradicionale dhe ndërkombëtare, qytetin e karnevalit të rrushit e ka bërë qendër kulturore. Rahoveci është Toskana e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.


