Vllasi: Keq që s’kaloi demarkacioni, opozita kosovare e bashkuar me opozitën pro-serbe e ruse

PUBLIKUAR

Analisti politik, Azem Vllasi e ka vlerësuar të dëmshme për Kosovën mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Vllasi, ka thënë për “Indeksonline” se subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) janë duke vepruar pro politikave serbe dhe ruse, sa i përket çështjes së vijës kufitare me shtetin fqinj.

Ai më tutje ka folur edhe për bojkotimin që Lista Serbe gjatë seancës së djeshme për demarkacionin.  Ai thotë se partia të cilën e udhëheq Slavko Simiq ka vetëm një detyrë: secilën çështje me taktizu dhe ta keqësoj situatën sa më shumë në Kosovë.

“Listës ‘Srpksa’ i konvenon me mbet çështja e kufirit me Mal të Zi si çështje e hapur sepse serbët së bashku me Rusinë janë duke bërë çmos me qit në ‘dy gujë’ Malin e Zi. Aty tani ka fërkime të brendshme edhe për këtë çështje të demarkacionit. Opozita pro-serbe, pro-ruse, po e shfrytëzon këtë çështje ashtu që opozita jonë është duke ia bërë një argatë të mirë Serbisë dhe Rusisë eventualisht me mujt Malin e Zi me qit në dy guje dhe me pengu rrugën në NATO”, ka thënë ai.

Në Mal të Zi më 16 tetor pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa, sipas Vllasit, forcat pro-ruse e serbe janë të interesuar që ta rrëzojnë Gjukanoviqin nga pushteti. Vllasi e konsideron këtë si një rrezik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Atëherë, ne, përpos Serbisë që e kemi në kufi si armik, do ta fitojmë edhe një kundërshtar që do të jetë aleat i Serbisë. Kështu skena jonë e brendshme politike kujdeset për interesat shtetërore”, shprehet ai.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...