Çollaku takohet me shefen e re të BE-së

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, përmes Facebook-ut ka treguar se sot ka zhvilluar një takim njoftues me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Sot pata një takim njoftues me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen Speciale të BE, znj.Nataliya Apostolova, të cilës i dëshirova mirëseardhje në Kosovë. Shpreha përkushtimin e institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në drejtim të avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.

E njoftova znj. Apostolova për përkushtimin dhe angazhimet tona në avancimin e agjendës së integrimit të Republikës së Kosovës në BE, dhe faktin që jemi duke punuar shumë për të siguruar se viti 2016 të jetë vit i integrimit evropian, duke siguruar progres në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim që ka hyrë në fuqi këtë vit, dhe duke siguruar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht sfidave të fundit. Agjenda evropiane është një vizion afatgjatë dhe nuk duhet lejuar që sfidat që shfaqen herë pas here të jenë dekurajuese. Ne do të tejkalojmë këto sfida sepse e ardhmja e vendit tonë është në Bashkim Evropian sepse ky është vizioni i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Çollaku në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...