Shtohet edhe një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmëndjes për sulmin me Zoll, protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, seanca për demarkacionin dhe hedhja vazhdimisht e gazit lotsjellës, por së fundmi kuvendi u sulmua edhe nga ana kibertike nga një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

 

Policia bën të ditur se dje në orën 11:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur para hyrjes së Kuvendit duke tentuar të ndërhyj në sistemin kompjuterik të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Mësohet se i dyshuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin televiziv të kuvendit. Në të njëjtën orë po zhvillohej edhe protesta e Vetëvendosjes por ende nuk dihet nëse i dyshuari ka patur lidhje me protestën apo ka vepruar i pavarur.

Policia njofton se ka konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi dhe më pas me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...