Live: Imran Bunjaku shënoi, Kosova-Omani 1:0

PUBLIKUAR

largea_kosova-oman-pjesa-pare1410101728

 

Kosova shumë afër fitores së parë historike. Trimat tanë po luajnë mjaft mirë, në stadium atmosferë për mbamendje.
Në minutën e 84-të, Imran Bunjaku, nga penalltia ishte i pagabueshëm dhe kaloi në epërsi Kosovën. Gjyqtari Lorenc Jemini nga Shqipëria me autoritet referon ballafaqimin.

Kristian Nushi është ndëshkuar me karton të verdhë, i dyti në këtë miqësore.
Një lojë mesatare dhe me gabime të shumta në pasime qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.
Imran Bunjaku aktivizohet në vend të Anel Rashkajt e Kushtrim Lushtaku futet në vend të Shpëtim Hasanit.

Tash në stadiumin e qytetit janë mbi 10 mijë shikues, sidomos tifozët “Dardanët” po krijojnë atmosferë të zjarrtë. Në minutën e 70-të, u tregua edhe kartoni i parë në minutën e 70-të, ku u ndëshkua Fanol Perdedaj.
Kosova kërkon fitoren e parë në rrafshin ndërkombëtar.
Në pjesën e dytë u aktivizua Flamur Kastrati në vend të Leart Paçaradës dhe Dardan Rexhepi ndërron Ardian Gashin.
Luhet minuta e 57-të, edhe më tutje rezultat është i pandryshuar, megjithëse kombëtarja jonë bënë përpjekje që të shënojë.

Fillon pjesa e dytë, rezultati 0:0.
Në minutën e 45-të, Al Farsi pati rast ideal, por gjuajtjen e tij Samir Ujkani si hero i vërtetë e dëboi në korrne.
Futbollistët e Omanit janë mjaft të rrezikshëm në kundërsulme mbase edhe me kombinime të shkurtra janë shumë të saktë.
Sulmuesi e Omanit tentojnë nga distanca të befasojnë portierin Ujkani, por kot.

Pas dy minutave (25’) Kristian Nushi pati rast të qindpërqindtë, i cili doli pothuajse ishte i vetmuar por gjuajtja e tij jo aq e fortë u prit nga portieri i Omanit.
Në minutën e 23-të, Celina nga rreth 20 metra gjuajti bukur, por për fat të keq të tij, topi shkoi për disa centimetra mbi portë.
Rreth 8 mijë shikues janë tubuar në stadiumin e Prishtinës. Për dhjetë minuta e parë nuk pamë ndonjë rast të mirë të asnjërës palë.
Filloi ndeshja.
Futbollistët e kombëtares tonë nderojnë me një duartrokitje edhe sulmuesin Ilir Azemin, i cili para pak ditësh ka pasur aksident në komunikacion dhe gjendja e tij është e mirë.

Futbollistët dalin në fushë dhe është edhe një flamur gjigant i Kosovës në stadium.Kombëtarja e Kosovës para sfidës së madhe miqësore ndërkombëtare të futbollit, kundër Omanit, e cila renditet në vend të 67-të në renditjen e FIFA-s. Djelmoshat tanë janë të motivuar dhe të gjithë me moton: Duam fitoren e parë historike. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, ka përcaktuar edhe përbërjen se kush do të jetë ndaj Omanit. Kosova do të sulmojë me Shpëtim Hasanin e Bersant Celinën. Për Celinën është sfida e parë, i cili do të debutojë dhe do të kërkojë të tregojë veten. Ndryshe është pjesë e skuadrës së Manchester City.

 

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...