Haradinaj: Të votojmë kundër, kësaj here i bindur se nuk do t’iu nënshtrohemi presioneve

PUBLIKUAR

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është i paprekshëm.

Lexoni të plotë reagimin e Haradinajt:

“Të nderuar kolegë deputetë të Parlamentit të Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është e paprekshëm.

Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës.

Sot do të dëshmojmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani.

Votimi i sotëm nuk është betejë e deputetëve të Dukagjinit, por e deputetëve të të gjithë Kosovës.

Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dërgojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit”.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...