Zytare: Aquilani i bashkohet skuadrës së Ledian Memushajt

PUBLIKUAR

Ish futbollisti i Liverpoolit, AC Milanit dhe Fiorentinës, Alberto Aquilani i është bashkuar klubit të Serie A Pescara.

Aquilani u largua prej Sporting Lisbonës në fillim të kësaj vere, pasi kaloi vetëm një sezon në ligën elitare portugeze.

Mesfushori 32-vjeçar, i cili është paraqitur 38 herë për Italinë, ka ndërruar ambient tetë herë përgjatë karrierës 15-vjeçare si futbollist profesionist, transmeton Telegrafi.

“Delfino Pescara 1936 njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Alberto Aquilani, i cili nuk kishte angazhim me ndonjë klub”, shkruan në njoftimin e klubit italian.

Kujtojmë se Pescara luan edhe reprezentuesi shqiptar, Ledian Memushaj.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...