Situata e sigurisë në Kosovë, shqetësuese

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Kadri Kastrati ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë nuk është e mirë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se janë tepër shqetësuese sulmet me bomba ndaj institucioneve dhe drejtuesve të tyre.

Kastrati ka kërkuar nga institucionet që janë përgjegjëse për rend dhe ligj të marrin masa për t’i parandaluar të këqijat që mund të ndodhin në vendin tonë.

Kastrati ka folur edhe për protestën e së enjtes, për të cilën ka thënë se ka rrezik të eskalojë në dhunë.

Por, ai është shprehur i bindur se institucionet e sigurisë janë të përgatitura për ta mbrojtur rendin dhe institucionet.

Në këtë intervistë Kastrati ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të marrë seriozisht transformimin e FSK-së, meqë krijimi i Forcave të Armatosura do ta rriste jashtëzakonisht shumë situatën e sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...