Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin me bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Policia, para mediave, ka prezantuar edhe faktet, që sipas tyre, dëshmojnë involvimin e autorëve.
Policia ka treguar se është gjetur edhe pajisja nga e cila është dërguar e-maili, përmes të cilit, nën emrin e ‘Rugovasit’, u mor përgjegjësia e këtij sulmi.
Të arrestuarit për këtë rast akuzohen vetëm për sulmin ndaj Kuvendit, por jo edhe sulmeve të tjera, edhe pse përgjegjësia është marr nga i njëjti grup.
Kronikë nga Kosovë Gjoci.


