Gabigol është i Interit, tash është zyrtare

PUBLIKUAR

Interi ka konfirmuar transferimin e Gabriel Barbosas, të njohur si Gabigol, të cilin e ka blerë nga Santosi.

Sulmuesi kishte udhëtuar për në Milano në javën e kaluar për testet mjekësore, por ishte kthyer te ish-klubi për të zhvilluar edhe një ndeshje të fundit, në mënyrë që të përshëndetej me tifozët.

Ndërsa të martën, përmes një komunikate për media, Nerazzurrët kanë njoftuar se e kanë zyrtarizuar transferimin në ditëlindjen e tij të 20-të.

Gabigol ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin.

Gabigol ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin.

Klubi italian duhet të paguajë rreth 28 milionë euro për futbollistin, megjithëse paratë do të shpërndahen ndërmjet grupeve të ndryshme që posedojnë të drejtat e lojtarit.Gabigol ka nënshkruar për Interin deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...