Carter i bën thirrje Turqisë të fokusohet në luftën kundër ISIS-it

PUBLIKUAR

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter i ka bërë thirrje Turqisë “të qëndrojë e fokusuar” në luftën e saj kundër grupit militant Shteti Islamik dhe të mos luftojë forcat kurde të Sirisë, të cilat mbështeten nga SHBA-të.

“Ne e kuptojmë se Turqia dhe luftëtarët kurdë, kanë dallime historike me njëri-tjetrin, por interesi i Amerikës është shumë i qartë”, ka thënë Carter.

“Ne, sikurse ata, duam të luftojmë kundër IS-it dhe ne u bëjmë thirrje atyre që le t’i kemi të qarta prioritetet”, ka shtuar tutje ai.

Deklaratat e Carter pasojnë një deklaratë të lëshuar nga Pentagoni, që ka sqaruar se përleshjet në mes të forcave turke dhe atyre kurde, të mbështetura nga SHBA-të në Siri ishin “të papranueshme” dhe “shumë shqetësuese”, transmeton Rel.

Carter u ka thënë gazetarëve se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Joseph Dunford ka folur me homologun e tij turk. Sekretari Carter tha se javën e kaluar ai do të diskutojnë me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, lidhur me çështjen e kurdëve.

Pavarësisht deklaratave të SHBA-ve, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të vazhdojë tutje me operacionet ushtarake në Siri, derisa IS-i dhe luftëtarët kurdë të Sirisë – të cilët ai i quan “terroristë”- “të mos paraqesin rrezik për qytetarët tanë”.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...