Zyrtare: Chadli lë Tottenhamin për skuadrën e vogël angleze (Foto)

PUBLIKUAR

Nacer Chadli është futbollisti më i ri i West Bromwich Albionit.

Mesfushori belg ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat pasi do të jetë ende pjesë e Ligës Premier.

Chadli ka lënë skuadrën e Tottenhamit për të kaluar te skuadra tjetër angleze, WBA.

27-vjeçari ka arritur marrëveshje me WBA-në dhe do të jetë futbollist i tyre për katër vitet e ardhshme, teksa shuma e transferimit thuhet të jetë rekord i klubit prej 13 milionë funte.

Ndryshe, Chadli për tre sezone te Spursat ka luajtur 88 ndeshje duke shënuar 15 gola. /Telegraf

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...