Opsione për shtyrjen e Demarkacionit

PUBLIKUAR

Partitë në pushtet janë të bindura se seanca për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të mbahet, pavarësisht tensioneve dhe deklarimit të disa deputetëve të tyre se janë kundër kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, krerët e shtetit vazhdojnë t’i thërrasin deputetët t’i lënë anash interesat personale dhe ta votojnë Demarkacionin me shtetin fqinj, duke siguruar se Kosova nuk e humb asnjë metër katror me këtë marrëveshje.

Deputetët e partive në pushtet theksojnë se seanca duhet të mbahet pavarësisht tensioneve, ndonëse, sipas tyre, ajo mund të shtyhet, por jo edhe të anulohet sepse deputetët duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë, pro ose kundër. Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet i bindur se Demarkacioni do të kalojë, shkruan “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...