​Notuesi britanik mbytet në Kanalin Anglez – vendi që ndanë Anglinë e Francën

PUBLIKUAR

Një njeri ka vdekur duke u përpjekur të notojë në Kanalin Anglez – vendi ku ndahet Anglia dhe Franca.

 

Nick Thomas u nis nga Dover të shtunën në mëngjes për një not 16 orë, mirëpo përfundoi me fatalitet, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai u tërhoq pa ndjenja nga uji të dielën në mëngjes, u dërgua në spital ku më pas vdiq.

Thomas kishte notuar në Kanalin Anglez në vitin 2014. Ai është nga Ellesmere në qytetin Shropshire.

Ekipet e shpëtimit e nxorën atë në bregun Calais të Francës.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme ka thënë se po u ofrohet ndihma familjes së shtetasit britanik pas vdekjes së tij./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...