Minoski: Problemin me papunësinë e zgjedhim në mënyrë sistemore dhe afatgjate

PUBLIKUAR

Maqedonia për momentin ka nivel më të ulët të papunësisë ndërsa qëllimi i Qeverisë është zvogëlimi i papunësisë deri në 22 për qind, ka deklaruar ministri i financave Kiril Minoski në një intervistë për Kurir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Prioriteti kryesor i politikave të kësaj Qeverie është krijimi i vendeve të punës, ulja e papunësisë. Nëse përcillen të dhënat historike që janë publikisht të qasshme, mund të shihet se në këtë plan është arritur shumë, është bërë shumë si rezultat i hapjes së vendeve të reja të punës tek investuesit e huaj të drejtpërdrejtë, po ashtu edhe përmes nxitjes së punësimit përmes masave aktive në tregun e punës. Janë të njohura aktivitetet të cilat i ka ndërmarr qeveria në kuadër të fushatës  „Maqedonia punëson“ dhe „Maqedonia punëson 2“. Qëllimi themelor i këtyre masave aktive në thelb është nxitja e punësimit te grupet më të veçanta. Para së gjithash te ato kategori të të papunësuarve të cilët ballafaqohen me problemin e papunësisë afatgjate, si dhe nxitja e punësimit te personat e rinj. Në këtë drejtim si Qeveri jemi duke ndërmarrë masa intensive përmes Ministrisë së financave, Ministrisë për punë dhe politikë sociale si dhe Agjencisë për punësim”, ka thënë mes tjerash Minoski.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...