Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret “Allahu Akbar” dhe theri dy të moshuar

PUBLIKUAR

Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret “Allahu Akbar” dhe theri dy të moshuar. Një grua 66 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 57 vjeçar. Sulmi ndodhi në një festival të muzikës në Gjermani.

 

Gruaja 66 vjeçare po lufton për jetë pasi një 26 vjeçar kishte therur atë dhe bashkëshortin e saj 57 vjeçar në një festival të muzikës në Gjermani. Pas sulmit thuhet se sulmuesi kishte thirrur “Allahu Akber”, shkruan DailyStar, transmeton Express.

Mirëpo, policia thotë se sulmuesi 26 vjeçar është i pastrehë dhe i droguar, por nuk përjashton mundësinë se sulmi është kryer për “motive politike”.

Sulmuesi është arrestuar nga policia në Oberhausen. Sulmi ndodhi afër stadiumit Niederrhein të Gjermanisë rreth orës 7 në mbrëmje.

Policia ka thënë se sulmuesi ishte nga qyteti Duisburg në Gjermani./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...