“Nëse ke në skuadër Hazardin, mund ta fitosh titullin”

PUBLIKUAR

Mesfushori i talentuar belg, Eden Hazard e ka filluar në mënyrë fantastike edicionin e ri në Ligën Premier.

Në tri ndeshjet e para, Chelsea ka marrë tri pikë falë paraqitjes mbresëlënëse nga Hazard.

Ndërkohë ish-futbollisti anglez Pual Ince mendon se Hazard do ta ndihmojë Chelsean për titullin e kampionit.

“Të gjithë po flasim për skuadra si Manchester United dhe Manchester City, por ju them se nëse Hazard luan kështu, ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier”.

“Nëse ke lojtarin më të mirë të kampionatit, atëherë ke një shans për të fituar titullin kampion”, deklaroi Ince.

Dy vite më parë kur Chelsea fitoi titullin e kampionit, e fitoi atë falë belgut Eden Hazard që tregoi formë të mrekullueshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...