Sissoko kryeson listën e Juves

PUBLIKUAR

Juventusi është duke insistuar të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Newcastle Unitedit, Moussa Sissoko, pasi Paris Saint-Germaini e mbylli derën për Blaise Matuidin.

Patroni i kampionit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë për Le Parisien se mesfushori nuk do të largohet dhe klubi do t’ia vazhdojë kontratën. “Ai mbetet një ikonë e klubit tonë”, citohet të ketë thënë pronari i PSG-së.Prandaj, Zonja e Vjetër duhet të kërkojë një alternativë tjetër deri në mbyllje të afatit kalimtar për ta plotësuar vendin e lënë bosh nga Paul Pogba.

Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia raportojnë se shënjestra e radhës në listë është Sissoko, të cilin e ka kërkuar edhe Interi.

27-vjeçari dëshiron të largohet nga Newcastle pas rënies nga liga, ndërsa vlerësohet deri në 30 milionë euro.

Axel Witsel (Zenit), Luiz Gustavo (Wolfsburg) dhe Hector Herrera (Porto), janë alternativat tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...