Komuna e rinovoi Stadiumin e Prishtinës me 35 mijë euro

PUBLIKUAR

1

Sot kanë përfunduar renovimet e Stadiumit të Prishtinës që kishin filluar me 8 prill nga Drejtoria e Infrastrukturës lokale të Komunës së Prishtinës, me insistimin e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit.

Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e lëshuar nga zyra e Komunës së Prishtinës për marrëdhënie me publikun:

“Drejtoria e Infrastrukturës lokale përfundoi punimet në Stadiumin e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Inspektoratit i ka kryer punimet në stadiumin e Prishtinës në prag të zhvillimit të ndeshjes midis KF Prishtina dhe KF Sivasspor, e cila do të zhvillohet nesër, me datë 6 shtator.

“Planifikimi për rinovimin e stadiumit siç ju kemi njoftuar filluan prej 8 prillit të këtij viti. Shuma e shpenzuar nga Komuna e Prishtinës është në vlerën e 35 mijë eurove.

Komuna e Prishtinës ju njofton se çdo gjë është e gatshme sa i përket infrastrukturës së stadiumit.

Janë vënë rrethojat e reja që e ndajnë fushën nga publiku në pjesën jugore të stadiumit, hyrjet e stadiumit janë shtruar me kubëza, janë rinovuar zhveshtoret dhe tualetet, si dhe është rregulluar pjesa e stadiumit që është e planifikuar enkas për mediat dhe figurat publike.

Në këtë ndeshje i pranishëm do të jetë edhe lojtari i njohur Roberto Carlos, në cilësinë e trajnerit të ekipit mysafir.

Ndërkohë, sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të takohet me kryetarin i Komunës së Sivasit në Turqi, z.Sami Aydin, me ç’rast do të diskutohet edhe për mundësitë e bashkëpunimin midis Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Sivasit”, thuhet nw komunikatw. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...