Sërish rënie e numrit të nxënësve të klasës së parë

PUBLIKUAR

Më 1 shtator është dita kur 400 mijë nxënës kosovarë hapin përsëri ditarët e tyre. Shumë nxënës e presin këtë ditë me padurim. Por kjo ditë do të jetë edhe më e rëndësishme për 27 mijë fëmijë kosovar, që do fillojnë për herë të parë rrugëtimin drejt dijes.

Mirëpo në këtë vit numri i nxënësve që do të fillojnë shkollën për herë të parë ka pësuar rënie.

Nga 29 mijë shkollar të rinj në vitin shkollor 2015-2016, në këtë vit pritet që 27 mijë nxënës të ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se janë finalizuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë 2016-2017. Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci thotë se fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë, raporton lajmi.net.

“Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre më 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...