Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka insistuar se ai nuk ka mospajtime me superyllin, Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez ka pranuar në një ngjarje promocionale se nuk është i kënaqur me disa marrëveshje që ka bërë klubi gjatë afatit kalimtar, duke aluduar me shitjen e Di Marias dhe Xabi Alonsos.
Por, Perez thotë se ai nuk e ka problem aspak pakënaqësinë e Ronaldos, për të cilin thotë se është besnik i klubit.
“Real Madridi ia bëri Di Marias ofertën më të mirë që mundi, ne i ofruam maksimumin. Asnjë lojtar nuk do të kishte të ardhura të tilla në klub, përpos Ronaldos”.
“Xabi vetëm sa nuk e ka përfunduar karrierën dhe dëshiron ta menaxhojë në mënyrën si ai don. Pozita e tij do të mbahet mirë nga Toni Kroos dhe Illaramendi në të ardhmen”.
“Nuk ka mospajtime mes meje dhe Ronaldos. Unë e njoh mirë Cristianon. Përpos që është më i miri në botë, ai është besnik. Cristiano nuk ka vënë në pikëpyetje ambiciet dhe politikat e klubit”, ka deklaruar Perez. /Telegrafi



