Ina Rama në Gjykatën e Strasburgut?

PUBLIKUAR

Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi janë tre kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut.

Një ditë para skadimit të afatit për të paraqitur kandidaturat pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, burime pranë qeverisë bënë të ditur për Ora News emrat e tre kandidatëve.

Tre kandidaturat mësohet se janë përzgjedhur nga një Komision i Posaçëm i përbërë nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani i ngritur me urdhër të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Mes tre kandidaturave do të jetë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që do të përzgjedhë me votim se cili do të jetë fituesi. Votimi do të bëhet në mbledhjen e Asamblesë në tetor

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i...

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...