Schalke transferon objektivin e Milanit

PUBLIKUAR

Benjamin Stambouli është larguar më në fund nga skuadra e tij Paris Saint Germain.

Edhe pse ishte skuadra e njohur italiane Milan që kërkonte me ngulm shërbimet e tij, Stambouli në fund ka zgjedhur kampionatin gjerman.

Schalke ka arritur ta bind lojtarin dhe klubin duke e blerë atë për 10 milionë euro dhe duke ia marrë nga dora Milanit që e kërkonte huazim me drejtë blerje.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë që e lidh me klubin bardh e kaltër deri në vitin 2020.

Ndërkohë përveç Stambouli, klubi gjerman ka finalizuar edhe marrëveshjen me algjerianin Nabil Bentaleb nga Tottenham Hotspurs.

Me përforcimet e bëra këtë edicion, Schalke 04 llogaritët ndër skuadrat favorite për titull së bashku me Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...